fbpx

A e dinit që gjarpri të shpëton jetën?

Eastern-brown-snake-899415.jpg

Rreziqet e helmeve të zvarranikëve janë të dokumentuara mirë, por këto toksina vdekjeprurëse cuditërisht mundet edhe të të shpëtojnë jetën.
Toksikologu Dr. Zoltan Takacs thotë se “Toksinat e helmeve janë molekulat e vetme në tokë që të marrin jetën në më pak se një minutë”. Në vitin 2015, David Warrell, një specialist i mjekësisë tropikale në Universitetin e Oksfordit, vlerësoi se 200,000 vdekje në vit ishin shkaktuar nga gjarpërinjtë. Helmi i gjarprit është një term që mbulon një gamë të gjerë vendesh të ndryshme. Disa vriten shpejt, ndërsa të tjerët marrin kohë.


Shumica e gjarpërinjve dërgojnë helmin e tyre përmes dhëmbëve të tyre helmues që veprojnë njëlloj si shiringat. Pastaj helmi shpërndahet përmes dhëmbit dhe shkon drejt e në damarët e presë.
Duke qenë se gjarpërinjtë nuk e kanë të gjithë helmin e njëjtë, edhe aplikimet mjekësore ndryshojnë nga gjarpri në gjarpër. Koronaret është fusha, ku aktualisht përdoren toksinat e marra nga gjarpërinjtë.
“Helmet e gjarprit shërbyen si shabllone për disa prej ilaçeve të përdorura në presionin e lartë të gjakut dhe sulmin në zemër”:- shpjegon Takacs. Madje ai shton se helmi i këtyre zvarranikëve, mund të ketë shpëtura jetë më shumë se cdo ilac tjetër.
Por gjithashtu një rol të rëndësishëm në mjekësi luan edhe helmi i akrepit.

Shumë nga ne i tmerrohemi një të tilli, dhe me të drejtë, sepse helmi i tij është vdekjeprurës, por shumë pak nga ne janë të vetëdijshëm, që helmi i një akrepi mundet edhe të të shpëtojë jetën. Mbi 1.2 milion njerëz janë goditur nga akrepat çdo vit, duke rezultuar në rreth 3250 vdekje sipas një studimi të vitit 2008. Megjithatë, përveç emrit të tij të tmerrshëm, akrepi i vdekjes (Leiurus quinquestriatus) mund të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e kancerit. Vena e fuqishme vdekjeprurëse (bishti i akrepit) përmban një toksinë të quajtur ‘Chlorotoxin’ i cili përdoret për të diagnostifikuar kancerin si dhe në trajtimin e tij.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *