A e dinit se zbutësit përkeqësojnë gjendjen e buzëve?

Ndryshimi i motit e sidomos i ftohti kanë ndikim të menjëhershëm në plasaritjen e buzëve. Veprimi i parë në këto raste është përdorimi i një zbutësi për lëkurën e buzëve.

Me përdorim të shpeshtë, vëmë re se buzët nuk mund të mbijetojnë më vetë, pa nevojën e një zbutësi.

Por duket se e kemi pasur gabim. Zbutësit me përbërës si acidi hialuronik dhe glicerina e përkeqësojnë gjendjen. Këta përbërës e nxjerrin lagështirën nga lëkura, sidomos në një ambient të thatë, ku avullon. Të njëjtin efekt kanë dhe zbutësit me mente a përbërës të tjerë cimbitës.

Rekomandohet që të anoni drejt produkteve për buzët që kanë dyll bletësh, gjalpë shea dhe vajra të ndryshëm natyral, pasi nuk e lejojnë lagështirën të largohet nga lëkura.