fbpx

“A e ke firmosur ti?” Balla nxjerr dokumentin bombë për Lulzim Bashën

basha.jpg

Një ditë pasi Gjykata e Tiranës në gjyqin paraprak që u zhvillua dje vendosi pushimin e çështjes së lobimit për kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e tjerë të PD-së, ish-sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani dhe financierin e partisë Ilir Dervishi, sot një tjetër dokument i ka dalë në dritë nga PS.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar disa dokumente, që sipas tij, tregojnë se Basha ka mashtruar për lobimin e kryer në SHBA në vitin 2017.

Në një postim në “Facebook”, Balla pyet Bashën nëse i ka firmosur ai ato dokumente, ndërsa shprehet se këto janë fakte për një kallëzim të ri.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Për ta kuptuar dosjen “Basha”, shikojini me kujdes këto dokumente të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj).

A janë këto kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pasaporte diplomatike DB1159763?

👉dokumenti i parë (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf?fbclid=IwAR0TO-mRZswkMziZBSP__cBC-URHsnTuJsXOijnesj-9KJZlhjqONZlQTGg

A janë shërbimet e faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën 675.000 dollarë?

👉dokumenti i tretë (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Supplemental-Statement-20171114-1.pdf?fbclid=IwAR2Dz1QyPncaHdfHXTug-AUNBRafXMlWl6TBaOiqVvySUjsSzdX5nNtwCRM

A deklarohet në dokumentin e katërt se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike?

👉dokumenti i katërt (foto)

https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf?fbclid=IwAR2L3NW-pyvZ8w0fNE3odtMFRFg3wi0TKHxkomyt22Mled9YvbR6_xckPto

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar? Fakte të reja plotësojnë kushtet për një kallzim

dok 1 dok 2 dok 3 dok 4
<
>
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303