A e përjashtoi Rama? Tahiri përgjigjet kështu

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka folur në Opinion, duke treguar pse theu heshtjen pikërisht sot.

“Kam qenë në vëmendje përherë sa përmendej një histori që kishte lidhje me krimin. I vetmi që ka heshtur jam unë. Kam heshtur se kam menduar se s’duhet të përfitoja nga pushteti që kam pasur”, tha Tahiri.

Kur u pyet nëse Rama e la vetëm, Tahiri u përgjigj: “Termi që partia ju lëshoi, as nuk e dua partinë për të vërtetën time. Unë do preferoja më shumë dënimin sesa lirinë me kusht prej partisë. Nuk besoj që një drejtësi është e plotë kur është pushteti brenda. Kam pritur një vit që të bëj një përmbledhje të shkurtër. Kam pritur që hetimet në Itali e Shqipëri të kishin një përfundim e që unë mos të dilja me fjalët e mia se nuk do mjaftonin. Unë kam vendimin e Prokurorisë së Katanias në dorë tani. Prokuroria shqiptare zgjat hetimet me pretendimin se presin letrat nga Italia. Asnjëherë nuk më kanë kërkuar. Unë nuk e kam sulmuar Prokurorinë e nuk do e bëj për aq kohë sa jam në hetim”.

Lër një koment