A e shëron vaksina e turbekulozit koronavirusin? Silva Bino jep përgjigjen

bi.jpg

Përfaqësuesja e ISHP-së, Silva Bino gjatë deklaratës për media ku njoftoi numrin e të prekurve gjatë 24 orëve të fundit, ka kthyer edhe përgjigje sa i përket vaksinës së turbekulozit, që flitet që shëron koronavirusin. Ajo bën me dije se deri më tani është në fazën e hipotezave dhe hamendësimeve, pasi nuk ka asgjë konkrete.

“Kjo është një hipotezë dhe ka disa studime që po kryhen, hipotezë e ngritur shumë vite më para, është pretenduar që vaksina e tuberkulozit nxit një lloj imuniteti, kryesisht me ata që quhen makrofagë, që mendohen se mund të kenë një lloj imuniteti të trajnuar dhe po kryen studime. Ne duhet të presim studime dhe nuk duhet të mbështetemi në hamendësime, dhe të vazhdojmë të zbatojmë këto masa që kemi aktualisht”, tha Bino në një deklaratë për mediat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303