A është gati PD për zgjedhje të parakohshme? Basha i vendosur: Që nesër!

“PD-ja dhe opozita janë gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare që nesër. Gati me program, me ofertë, me vizion, me ofertë dhe gati për t’i fituar”. Kështu deklaron lideri i PD-së Lulzim Basha i vendosur.

I ftuar në emisionin “Perballje” të Lutfi Dervishit Basha tha se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Por Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar po bëjnë një betejë pa të cilën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Beteja për t’i garantuar qytetarëve që të mos përsëritet më ajo që dëgjoi e gjithë bota në 2017-ën në Durrës, në Elbasan, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë apo ajo që ndodhi në Dibër dhe i parapriu kësaj”, tha Basha.