fbpx

A është ndarë me Alex Rodriguez? Jennifer Lopez nxiti dyshimet me veprimin e fundit

Screenshot_8-2.jpg

Janë rindezur sërish thashethemet se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë. Këtë herë ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka nxitur thashethemet, pasi është shfaqur pa unazën e fejesës. Ajo ka pozuar së fundmi për revistën “In Style”, por mes bizhuterive që veshi në setin fotografik, unaza e fejesës prej diamanti me vlerë 1 milion dollarë nuk ishte njëra prej tyre.Megjithëse ish-ët e saj, Ben Affleck dhe Marc Anthony folën për botimin për karrierën e saj mahnitëse 30-vjeçare, partneri i saj aktual nuk ka bërë asnjë rrëfim. Këto detaje ka ngritur dyshimet se spekulimet për ndarjen mund të kenë qenë të vërteta. Megjithatë, rrëfimi i saj për revistën mund të hedhë dritë mbi statusin e saj aktual.Një burim tha për Page Six se fakti që këngëtarja nuk e ka mbajtur unazën për realizimin e setit fotografik, nuk do të thotë se ata të dy janë ndarë. Thashethemet për një ndarje mes tyre nisën muajin e kaluar. Ata pranuan se po punon për disa gjëra në marrëdhënien e tyre, por konfirmuan më pas se gjithçka mes tyre shkonte mirë, teksa u fotografuan duke u puthur.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303