fbpx

“A i di qeveria këto?”. Bushati “bën për dy lek” Ballën

a-i-di.jpg

Ka pasur debate të shumta në Komisionin për Politikën e Jashtme, teksa po diskutohet lidhur me projektrezolutën e PS-së për financimet e huaja në fushatat zgjedhore.

Taulant Balla, në cilësinë e relatorit të projektrezolutës, tha se të gjitha vendet e Europës Juglindore kanë shqetësimin e shtimit të financimeve të huaja, dhe ndikimit të tyre në zgjedhje në vende të treta.

Një prej kundërshtarëve të kësaj rezolute ishte dhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili kërkoi nga kolegët e tij socialist që të kishte një rishikim të draftit, pasi ka gabime shumë të mëdha dhe në përmbajtje dhe në përkthim. Madje një nga frazat e tij më të forta ishte që të “mos lëm nam, pasi ka gabime të shumta”.

“Që në titull ne kemi një gabim, po pa pasur një mendim të qeverisë dhe të Parlamentit nuk dua të futem në këto ujra të trubullta. Unë kam bërë kërkime dhe kam parë vende të Ballkanit Perëndimor që nuk e kanë këtë rezolutë”, do të shprehej Bushati.

“Qeveria shqiptare është përgjegjësia që koordinon disa institucione, qoftë ato që janë brenda sferës së drejtëpërdrejtë të saj por, edhe institucione të tjera. Duhet të kemi një dokument të thelluar nga qeveria shqiptare.

Të gjitha dispozitave që përcakton kushtetuta shqiptare dhe lufta për informacionin e klasifikuar. Dal te pyetja e dytë. Dua të them se që në titull ne kemi një gabim po nuk dua t’i hyj këtij diskutimi pa pasur qëndrimin e qeverisë shqiptare, nuk dua që komisioni të hyjë në hetime të tilla.

Unë e kam bërë kërkimin e duhur dhe kam vënë re se parlamentet kombëtare nuk kanë shkuar në këtë proces se natyra e tyre është demokratike. Mos harroni në vetëm pak javë më pas Shqipëria zyrtarizon marrjen e kryesisë së OSBE. Ne kemi marrë disa zotime aty.

Ne si komision duhet të dimë edhe qëndrimin e Sllovakisë edhe të Italisë dhe e fundit, këtu bie dakord me kolegun Gjoni, pasi ne kemi qenë në bashkëpunim me ta. Të gjithë ata që janë marrë me përkthimin e rezolutës, nuk është një përkthim korrekt. Rezoluta e PE ka mbi 120 dokumente që citon të KE”, tha Bushati ndër të tjera.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303