fbpx

“A i keni menduar se si t’i mbuloni shpenzimet?”. Gazetari publikon fotot dhe zbulon skandalin pas infektimit të mamasë me COVID…

1598289746_1592728747Infektivimjekettamponetanalizakoronavirusiterrenikontrollettestet21.jpg

Financat janë një tjetër problem me të cilën përballen të infektuarit me COVID. Së fundmi, ka qenë gazetari i RTK, Fisnik Durguti, i cili ka bërë publike në rrjetin social Facebook, faturën e ilaçeve që ka marrë për nënën e tij të infektuar me Covid-19.

Durguti ka thënë se për barna, analiza, shpenzime në spital dhe për aparatin e oksigjenit kanë shpenzuar rreth 2 mijë euro. Ai iu është drejtuar qeveritarëve duke u thënë se a i kishin parasysh këto shpenzime kur hartuan planin e rimëkëmbjes për pandeminë e koronavirusit.

“Po i bëj publike shpenzimet e shërimit nga COVID 19, kryesisht për dy persona, për mua dhe nënën time,(dhe disa analiza të gruas) jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjësve të shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila është ndihma e shtetit për ata që shërohen në shtëpi?

Po, 50 euro për mua dhe 100 euro për nënën nga  Shpend A. Ahmeti, po nga qeveria e Avdullah Hotit? “zero”

Deri sa shpenzimet janë 1.444,70 euro për barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit, + 50 euro për aparatin e  oksigjenit, pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)

A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime?

Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje, a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi që spitalet janë plotë”,- ka shkruar Durguti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303