A ishte kjo deklaratë e Xhafajt goditja e radhës ndaj Tahirit?

17492930-1475345202515634-659897528296920562-o_1490394276-451617-1.jpg

Në fjalimin e lamtumirës nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj, nuk mundi të mos e përmendte  kanabisin dhe atë që ai e quan histori suksese në luftën kundër tij.

Teksa tregonte se çfarë është bërë për mposhtjen e këtij fenomeni Xhafaj tha se më parë kanabisi “po shihej si normalitet i jetës sonë”.

Xhafaj përmendi termat “histori turpi” dhe “burim kryesor i ngritjes dhe fuqizimit financiar të krimit të organizuar” kur foli për lulëzimin e kanabisit në periudhën kur ishte në detyrë paraardhësi i tij, Saimir Tahiri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303