A je kërcënuar? Rudina Hajdari: S’kam frikë nga bandat e Elbasanit, stafi im ka pasur përplasje atje

hajdari-1-770x444-1-768x443.png

Deputetja Rudina Hajdari, e ftuar në emisionin “Front line” në “News 24”, deklaroi se bandat në Elbasan kanë krijuar një pushtet të tmerrshëm.

Hajdari thekson se këta banda janë të lidhura me politikën e vjetër. Ajo shton se Elbasani sot është qarku më i varfër, duke shtuar se qytetarët do të ndëshkojnë më 25 prill, politikën e vjetër.

“Ligji nuk lejon tubime, për shkak të Covid. Partitë që do të bëjnë tubime të mëdha në kohë koronavirusi, tregon se dalin mbi ligjin, është shembull i shëmtuar i politikës së vjetër. Kam garuar në Elbasan, sepse gjysma e origjinës sime është nga Elbasani. Elbasani po shpopullohet, qytetet po plaken, shkollat janë mbyllur. Papunësia është shumë e lartë. Bandat kanë krijuar pushtet të tmerrshëm, ndaj duhet të bëjmë luftë pa kompromis ndaj këtyre banditëve. Të gjithë në Elbasan e dinë se bandat janë aty dhe mbështeten nga partitë, duke shpërndarë drogë. Ne si Nisma Thurje kemi listat e plota për këtë qark. Qytetarët do të ndëshkojnë politikën e vjetër. Ndonjëherë, stafi im ka përplasje në Elbasan, sepse fushata është e egër. Edhe pse në Elbasan dominojnë bandat, unë s’kam frikë. Ne do ia dalim”, u shpreh Hajdari.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303