fbpx

A je ti biri i Zotit? Përgjigjet  Kryeministri Rama

I ftuar në “Zonë e Lirë”, mbrëmjen e sotme Kryeministri Rama ka folur për situatën në të cilën ndodhet vendi.

A mos ndoshta je bir i Zotit dhe nuk e dimë?” ishte një pyetje e papritur e Arjan Çanit.  Ndërkohë, Rama ka zgjedhur të përgjigjet duke cituar një shprehje të gjyshes së tij “Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.”

“Pse është kënaqësi kjo? Nuk është kënaqësi është diçka që e sprovon njeriun në kufij që si ke menduar, ajo e tërmetit ishte betejë e jashtëzakonshme, kjo është lufta e tretë botërore dhe është një luftë ku të gjitha shtetet janë kapur në befasi dhe nuk kanë ende kapacitete të kundërsulmojnë por janë në mbrojtje… Gjyshja im thoshte: Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha”, u përgjigj kryeministri Rama.