A ju dha “urdhër” Flori çunave të “Threedots” që ta votojnë me 0 pikë në “Këngën Magjike”?

Votimi me 0 pikë i këngës së Flori Mumajesit në “Kënga Magjike 2015” nga Klajdi Haruni dhe Bruno, u bë pasi vetë kantautori ua kishte kërkuar.

Djemtë zbuluan se Flori u kishte kërkuar t’i jepnin 0 pikë, për shkak se ai ishte producenti i këngës së tyre. Por çfarë do të ndodhë këtë vit që çunat e “Threedots” janë rikthyer fuqishëm për 20-vjetorin e festivalit?

I pyetur nga “Blitz.al”, Bruno tha se së bashku me Artiolën, pikët do t’ua japin atyre që i meritojnë. I pyetur nëse Flori u ka dhënë urdhër këtë vit ta votojnë sërish me 0 pikë, Bruno tha “”të shohim”.

ga ana tjetër vetë Flori, është pyetur gjtihashtu nëse u ka dhënë “urdhër” çunave të “Threedots” që sërish ta vlerësonin me 0 pikë.

Ai u shpreh “To see to do” ose ndryshe “Tu pa tu bo” duke na lënë të paqartë. Ndërkohë për pikët e plota kantautori tha se do t’ia japë këngës që i ngacmon shqisat e dëgjimit dhe ato të zemrës dhe të shpirtit.

 

Lër një koment