fbpx

A ju kërkoi Vuçiç falje për heqjen e flamujve shqiptarë dhe për djegien e tyre? Ja si u përgjigj Rama

bandicam-2021-11-04-05-30-25-631-1140x742.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Beograd u pyet nëse Vuçiç i kërkoi falje për heqjen e flamujve shqiptarë dhe për djegien e tyre

Pyetje: Kryeministër, a ju kërkoi Vuçiç falje për heqjen e flamujve shqiptarë dhe për djegien e tyre?

Për çfarë duhet të kërkohet falje në këtë rast, kur ishte një person ekstremist. Çdo vend ka kolëboshët e vet, çdo pyll ka derrat e vet. Ai është ndaluar nga policia dhe është çuar përpara atij procesi që duhet të shkonte. Siç e patë, flamujt shqiptarë janë të vendosur kudo dhe kjo gjë ishte gjithashtu e pamundur pak vite më parë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303