fbpx

A ka besimtarë të rrezikuar nga “shpëlarja e trurit”? Lubonja: Shqiptarët i ndezin qiri djallit kur…

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar në Neës24 në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Kombinatin. Ai tha se nënë e bijë u vetëflijuan me qëllim për t’u ringjallur, ndërsa vajza tjetër e familjes u gjet në grahmat e fundit nga policia.

“Ka ndodhur edhe në vende të tjera, këto janë raste ekstreme, interpretime ekstreme të dickaje që është e zakonshme në botë. Po të pyesësh besimtarët e krishterë dhe myslimanë të gjithë besojnë te parajsa. Nëse beson ai thotë pse të vuaj këtu po i jap fund kësaj jete dhe po shkoj atje. Por, këtu është ai problemi se sa natyra njerëzore duhet të besojë. Nuk është e thjeshtë kjo ngjarje. Ideja që të pret një shpërblim, që ti jeton e vuan për një shpërblim, thua prit se pret një gjykim nga e ardhmja, kjo do thoja është një shkurtore që e kanë zgjedhur këta të indoktrinuar pa zgjidhur pjesën tjetër, duke qënë se edhe fetë e dënojnë vetëvrasjen. Besojnë te Zoti se ai është ai që na e jep jetën dhe ai na e merr. Këtu njeriu bën atë shkurtimoren pa e besuar që është Zoti që ta jep jetën. Këtu ka nevojë edhe për psikiatër. Ka grupe të till edhe në SHBA, që prisnin fundin e botës se në Bibël edhe apokalipsi parashikohet”,- tha ai.

Por a ka të tjerë besimtarë të rrezikuar nga shpëlarja e trurit? Lubonja përmendi një shprehje të Nolit për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje.

“Nuk mendoj që kjo formë bëhet kaq virusale, se shqiptarët janë të gatshëm t’i ndezin qiri djallit sapo zhgënjehen nga Zoti e thotë edhe Noli. Shqiptarët nuk shquhen për besimtarë. Problemi më i madh që kemi pasur ka qënë ai i terrorizmit, kamikazët që hedhin të tjerët në erë. Për mua kjo histori të shkëput vëmendjen nga ajo që ndodh cdo ditë që është më shqetësuese, që është krimi dhe korrupsioni”,- tha analisti.