fbpx

A ka marrë propozim nga Rama për ta bërë kandidate për deputete si Najada Çomo? Flet Silva Bino

Silva-Binoo.jpg

Pas bashkimit në listat e PS të shefes së Infektivit, Najada Çomo, është pyetur edhe ekspertja pranë ISHP, Silva Bino nëse ka marrë propozim nga kryeministri Rama.

Pyetje:

Njëra prej kolegeve tuaja mori një propozim nga kryeministri. E prisni dhe ju një propozim të tillë?

Silva Bino:

“Jo unë jam shumë e lumtur me këtë punë që bëj .“

Përsa i përket problemeve me oraret e vaksinimit Bino tha se është e gjitha çështje organizimi dhe procesi i vaksinimit po zhvillohet normalisht në të gjithë vendin.

“Është e vërtetë, kjo lidhet me organizimin lokal dhe sidomos me mjekët e familjes. Kjo është shumë e rëndësishme. Instituti ka dhënë udhëzimet e veta dhe Ministria e Shëndetësisë.

Deri tani ne nuk kemi pasur vaksinime në pika të grumbulluara, pra vaksinimet janë kryer në qendra shëndetësore. Këto vaksinime po kryhen në pika të grumbulluara, pra për ne është shumë e rëndësishme organizimi, pra në qoftë se është një qendër shëndetësore duhet orari i caktuar në mënyrë që të ketë dhe një mirëkuptim me popullatën sepse askush nuk do ngeli pa vaksinuar.

Por, do kryhet çdo gjë me radhë sipas prioriteteve. Kjo që herë- herë ka grumbullime lidhet me organizimin e mjekut të familjes edhe me organizimin lokal. Kapacitete njësitë vendore i kanë dhe mendoj që kjo lidhet vetëm me organizimin e mjekut të familjes. Kjo është thjesht një fashë oraresh sepse vaksinat aty janë dhe ai që është planifikuar do vaksinohet. Asnjëri nuk do mbetet pa vaksinuar, pra nuk ka pse të kenë qytetarët frikë se do mbetet apo do t’ia zërë radhën dikush tjetër.

Natyrisht ne e diskutuam tani se si mund të përmirësohet kjo gjë në mënyrë që çdo gjë të jetë me rregull, mos ketë grumbullime. Se këta njerëz vijnë për t’u shëruar jo për t’u sëmurur.

Procesi i vaksinimit po kryhet më se në rregull, pra gjithkush që e ka marrë vaksinën duhet të jetë i sigurt që ka marrë një vaksinë të sigurt, është thjesht çështje organizimi që ne diskutuam dhe që natyrisht gjithnjë ka vend për përmirësim,” u shpreh Bino.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303