A ka pasur debate me Kryemadhin gjatë karantinës? Përgjigjet Meta

meta-monika.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur në News24 edhe për marrëdhënie me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin gjatë qendrimit në karantinë.

Më tej, ai ka bërë me dije nëse ka pasur ose jo debate me Kryemadhin.

“S’kemi pasur fare debate. Ka qenë e shkëlqyer gjatë kësaj periudhe. Është sjell në mënyrë më shembullore, më familjare, më pozitive. Kështu që në këtë drejtim gjatë kësaj kohe s’kam pasur asnjë ankesë për të dhe ndoshta kjo është nga të mirat që ne kemi përjetuar nga karantinimi”, u shpreh Presidenti.

I pyetur në emisionin “Kjo Javë” nëse Monika Kryemadhi ishte kritike e “marrëdhënies së re” të Presidentit me Ramën, Meta shtoi se Kryemadhi është pak kritike si natyrë por këto ditë nuk kanë diskutuar shumë për politikë me njëri-tjetrin.

“Si natyrë është gjithëmonë kritike në tërësi. Por ka qenë më shumë e përqëndruar në çështje të tjera dhe nuk kemi hyrë shumë në politikë. Në përmbushjen e detyrimeve të mia, nuk jam ndikuar nga kritikat. Unë mundohem të përmbush detyrën time si president”, përmbylli Presidenti Ilir Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303