Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë sot një prononcim për mediat. Ai u ndal te shkarkimi i Flamur Nokës si dhe theksoi se në qeverisjen e PD kishte pasur llum.
Jua them unë tani. Fraza të dala indirekt që janë sajesa dhe shpifje i shërbejnë Edi Ramës ata i shërbejnë vetëm pushtetit. Kjo është arsyeja përse kam marrë një vendi në datën 9 shtator për të shmangur cdo tollovitje që i shërben Edi Ramës. Regjimi i tij nuk përbëhet vetëm nga zyrtare por edhe nga gazetarë. 30 vjet në qeveri vetëm pasurohen dhe tjetër varfërohen. Fokusi im është tek shqiptarët. A ka pasur llum në qeverisjen e PD? Padyshim që po. Njerëz që kanë kontrata koncesionesh. Njerëz që janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer atij. Këto kontrata i përdorin për të shantazhuar demokratët.
Në fund ai kishte edhe një mesazh që siç duket i drejtohet ish-kryeministri Sali Berisha ku i thotë se nuk do të lejonte që PD të kthehej në një bunker të askujt.
PD është shpresa e vetme e këtij vendi dhe e shqiptarëve për ndryshim. Kushdo që mendon se do e kthejë PD në bunker, të bishtave toën që i kemi pas pastruar dhe që demokratët e dinë kush janë. Nuk do lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve. Cdo gjë që e kam bërë e kam bërë.