fbpx

A kanë ndryshuar ndjenjat ndaj Beatrixit? Donaldi vihet në siklet

917B2E76-2184-4659-8BD8-3384F5D5E4C8.jpeg

Mbrëmjen e sotme u diskutua ajo çfarë po ndodh mes Donaldit dhe Beatrixit brenda shtëpisë së Big Brother. Ndërsa për një moment duket se gjërat mes tyre kanë marrë fund për shkak të debateve, duket se arrijnë t’i sheshojnë problemet dhe të vazhdojnë përsëri bashkë. Kjo u diskutua dhe me banorët, një pjesë e të cilëve dhanë dhe mendimin e tyre.

Një pyetje të drejtpërdrejtë pati dhe Arbana drejtuar Donaldit nëse kanë ndryshuar ndjenjat e tij ndaj Trixës. Ai tha: “Jo. Thjesht kam gjendjet e mia. Kam momentet e mia. Ndoshta Trixa ka të drejtë për një vëmendje më shumë por kam qenë i tërhequr për problemet e mia dhe presioni nuk ka qenë i thjeshtë. Kjo ka qenë arsyeja që kam qenë pak më i tërhequr. Unë e shikoj si normale. “, tha Donaldi.

Ndërkohë, Ardit Çuni dhe Paloma thanë se duke gjykuar nga veprimet e Donaldit karshi këngëtares, ai ka kuptuar se ka bërë një veprim të nxituar duke u lidhur me të. Sipas Arditit, Donaldi nuk mund t’ia thotë dot këtë Trixës dhe pret që ajo ta kuptojë dhe t’i japin fund

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303