fbpx

A ke ndonjë të dashur? Mozzik tregon nëse është dikush në jetën e tij pas ndarjes me Loredanën

Një ndër reperët më të komentuar të momentit, Mozzik ka qenë mjaft i përfolur për jetën e tij private sidomos pas ndarjes nga Loredana.

Në një intervistë për “Prive” Mozzik-ut i është bërë pyetja e drejtëpërdrejtë nëse ai është i lidhur apo single dhe këngëtari i njohur nuk ka nguruar që të përgjigjet.

Ai ka thënë që për momentin është single.

Mozzik theksoi se në qershor mund të publikojë albumin e tij dhe se gjithashtu ka përgatitur një këngë për vajzën e tij Hanën.

Ndërkohë nga ana tjetër, Loredana mesa duket e ka kaluar ndarjen me të dhe tani po shijon marrëdhënien me Zuna, madje mendohet që gjërat midis tyre janë shumë serioze.