A keni pirë ndonjëherë lëndë narkotike? Sali Berisha pranon se…

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ftuar përballë gazetarëve është pyetur se a ka konsumuar lëndë narkotike ndonjëherë dhe nuk ka hezituar të përgjigjet duke na treguar se çfarë bën për t’u ndier mirë.

 I ftuar në “Opinion”, përballë një paneli gazetarësh Berisha deklaroi se nuk ka pirë asnjëherë drogë dhe asnjë lloj simulanti apo medikamenti, por e vetmja e vërtetë është ‘droga e tij’ dhe këtu e ka fjalën për energjinë që i buron nga meditimi pozitiv, ëndrrat dhe projektet që realizon.

“E vërteta është kokaina ime, nuk kam marrë kurrë. Unë nuk marr as mjete gjumi, as qetësues. Unë përdor meditimin pozitiv, si kurën më të mirë. Nëse nuk më merr gjumi, meditoj pozitivisht, lexoj, ja u rekomandoj edhe ju këtë dhe të nesërmen, nuk gdhihesh hundë e buzë por i kënaqur. Nuk marr as simulantë dhe asgjë.

Unë si njeri shoh ëndrra ditën dhe jo natën. Jam njeri që jam marrë me ëndrrat e mia. Kam besuar në Shqipërinë në NATO dhe Shqipëria është në NATO, kam ëndërruar lëvizjen e lirë, dhe sot qytetarët shqiptarë, udhëtojnë të lirë. Unë kam patur projekte”, tha Berisha