fbpx

“A më falet mua të vdes nga një grip?”, mjekja e njohur jep detajet shokuese të vuajtjes nga covid-19

Një tjetër mesazh shumë i fortë nga punonjësit e shëndetësisë në lidhje me situatën e koronavirusit në vend.

Mjekja e njohur onkologe Silvana Çeliku ka apeluar sot për kujdes. Ajo thekson se si mjeke onkologe ka luftuar për jetën e shumë pacientëve për vite të tëra.

“Jam gezuar shpesh kur kemi fituar kete bejete por edhe jam merzitur shume kur kam patur humbje jete, me kete virus qenka ndryshe. Ky është një virus me sëmundshmëri shumë të lartë, me vdekje të shpejtë dhe shumë të dhimbshme. Shpesh i bej pyetje vetes, me falet mua te vdes nga nje grip? Une them jo, ne nuk dime shume gjera per kete virus, por dime si te mbrohemi. Respektoni rregullat dhe së bashkë të mundohemi edhe një herë ta mposhtim këtë virus” thote mjekja e njohur.