A mjaftojnë mjekët në front të parë kundër koronavirusit? Përgjigjet Rama

22e4be470db8bee02268dfcbe0b0c387_L.jpg

Gjatë fjalës së tij për News24, Rama tha se ndodhen plot 2 mijë forca vullnetare kundër koronavirusit.

“Kjo nuk është çështje luksi, por lufte. Infektimi i mjekëve është pjesë e kësaj lufte. Siç e kemi njoftuar kemi 2 mijë forca vullnetare, mjekë e infermierë. Studentë që duan të futen në betejë në raste nevoje. Nuk ka shqetësim në këtë aspekt. Por sa herë pyesin për mjekët, spitalet, aparaturat, materialet e kësaj lufte, duhet t’i kthehemi masave shtrënguese, disiplinës. Domosdoshmërisë që secili të bëjë luftën e vet në kolltuk. Të bashkuar fitojmë të gjithë.”, theksoi kryeministri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303