A munden nënat me COVID-19 t’i ushqejnë fëmijët me gji? ISHP nxjerr njoftimin

Screenshot_2.png

Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë një njoftim mjaft të rëndësishëm ditën e sotme për të gjitha nënat që ushqejnë fëmijët me gji në këtë kohë Covidi.

Në të thuhet se edhe nënat e infektuara me koronavirus mund t’i ushqejnë fëmijët me gji, pasi në studimet e deritanishme nuk e kanë konfirmuar se Covid-19 mund të transmetohet te fëmija përmes qumështit të gjirit.

Mesazhi i ISHP:

📆 1-7 Gusht 2020
Java Botërore e Ushqyerjes me gji 🤱🏻

Qumështi i gjirit është alternativa më e mirë për të ushqyer foshnjat gjatë vitit të parë të jetës e më tej.
Nëpërmjet tij fëmijët marrin gjithë elementët e nevojshëm ushqimor për mirërritjen dhe zhvillimin dhe për më tepër antitrupat mbrojtëse ndaj infeksioneve të ndryshme.

Ushqyerja me gji mbetet çelësi i sigurt për një shëndet të mirë në vazhdimësi.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.

Ato duhet:

🤱🏼Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli
🤱🏻Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben
🤱🏾Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe
🤱Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura

#JavaBotëroreeUshqyerjesmeGji
UNICEF Albania

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303