Nga një studim i bërë mbi 489 njerëz, studiuesit arritën në përfundimin se ata që u diagnostikuan me mungesë të vitaminës D kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të kishin një test pozitiv të koronavirusit krahasuar me ata me nivele të mjaftueshme të kësaj vitamine.
Ekipi hulumtues ekzaminoi 489 pacientë, nivelet e vitaminës D të të cilëve u matën brenda një viti përpara testimit për COVID-19.
Pacientët që kishin mungesë të vitaminës D dhe që nuk u trajtuan kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të bënin një test pozitiv COVID-19 krahasuar me pacientët që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës.
Studimi “Lidhja e Statusit të Vitaminës D dhe Karakteristikave të Tjera Klinike me Rezultatet e Testit COVID-19” u botua më 3 Shtator në JAMA Network Open. Gjetjet u raportuan më parë te medRxiv, serveri i mbishkrimeve për shkencat shëndetësore.
Sipas një studimi të vitit 2011, 41.6% e të rriturve në Amerikë kanë mungesë të vitaminës D dhe këto janë shtatë grupet e njerëzve që vuajnë nga mungesa e kësaj vitamine më shpesh:
-njerëzit që kanë flokë dhe lëkurë të errët
-të moshuarit
-njerëz me mbipeshë
-njerëzit që nuk hanë shumë peshk ose produkte qumështi
-njerëzit që jetojnë në vende me pak diell
-njerëz që përdorin gjithnjë krem mbrojtës
-njerëz që shpesh dhe shumë qëndrojnë brenda