TË FUNDIT

A ndalon së rrahuri zemra kur tështijmë?

Çfarë është tështima?

Teshtima duhet menduar si një mekanizëm mbrojtës.

Sipas ‘Woman’s Health’, një kardiolog i njohur tregon se në gjuhën e mjeksisë ky veprim është instiktiv dhe ka si funksion pastrimin e hundës nga pluhurat dhe mbetjet.

Kur hunda juaj irritohet, ju mbyllni sytë, merrni frymë thellë dhe muskujt e gjoksit tuaj shtyjnë ajrin jashtë mushkërive me shpejtësi të lartë duke nxjerrë jashtë gjithçka trupit i duket e tepërt.

Por a na ndalon zemra kur tështijmë?

Ky është një mit i cili ka një të vërtetë brenda.

Duke marrë parasysh pozicionin e zemrës që është shumë pranë mushkërive, kur merrni një frymë të thellë mund të aktivizoni një nerv të quajtur ‘vagus’.

Ky nerv i jep sinjal zemrës të ulë ritmin e rrahjeve, duke na krijuar përshtypjen se zemra jonë ndalon.

Edhe nëse kjo gjë ndodh, pra zemra ngadalësohet për 1 sekondë ky nuk është problem, kështu që mos u shqetësoni./real-news.tv

Burimi:Woman’s Health

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat