fbpx

A ndikojnë dizefektuesit në shëndetin tonë? Ja përgjigja

Që prej fillimit të pandemisë këshillat e vetme që na u dhanë për t’u mbrojtur ishin përdorimi i dezefektusve dhe vendosja e maskave dhe dorezave. Ndërkohë disa ishin kundër tyre e sidomos dezefektantëve pasi pretendohej se ndikojnë negativisht në sistemin imunitar.

Mirëpo në lidhje me këtë çështje ka folur mjekja infeksioniste Anne Liu, për mediat e huaja e cila tha  se nuk ka asnjë bazë shkencore që dezinfektuesit e duarve ose sapunët, dobësojnë sistemin imunitar të një personi ose ndikojnë në rezistencën bakteriale.

Përdorimi i xhelit antibakterial është rekomanduar nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas studimeve, përdorimi i dezinfektuesit të duarve nuk shkakton rezistencë të mikrobeve. Por megjithatë duhet patur kujdes kur lëkura e duarve është e thatë dhe e plasaritur.

Në këtë rast rekomandohet përdorimi i ujit, sapunit dhe kremit hidratues pasi antibakteriali mund të shkaktojë infektim të lëkurës.