fbpx

A nuk jemi ne vendi më Demokratik dhe Liberal i Botës!?

Screenshot_4-5.png

Nga Albano Idrizi

Këtu mund të bësh çfarê të duash.
Mund të vrasësh.
Mund të vjedhësh.
Mund të quash tradhëtarin hero, madje ta varosesh me nderime e me flamur të huaj në tokën tënde.
Të bërtasësh e të çirresh me sa të kesh në kokë, “Poshtë Shqipëria”, vdekje shqiptarëve etj etj.
Mund të bësh poezi për zorrët tona e mund te thuash turllilloj gjërash pa pasur frikë.
Këtu të djegin e të përdhosin flamurin në mes të ditës ca të pafytyrë e ne prap jemi “liberal”, se kështu bëjnë vendet e “civilizuara”.
Ketu të marrin detin, tokën të mohojne identitetin, të mohojne histoine, e kjo ndodh ketu tek ne, në vendin që lindi “Liberaloservilismi”.
Mund të na vrasin bashkombasit, e ne në raste te tilla ne nuk reagojmë por përmendim konventat, Organizatat Ndërkombetare, etj etj, ndërkohë që djem e vajza shqiptarësh janë tretur pa pasur hiç faj.

A mund të ketë vend më “Demokratik” dhe “Liberal” se Shqipëria që të durojë kaq shumë !?

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *