fbpx

A përcillet koronavirusi përmes ushqimit? Flet mjeku

Mjeku Arjan Ahmeti ka folur për situatën nga koronavirusi në vendin tonë si dhe ka theksuar se distanca nga njëri tjetri duhet të jetë 2 metra.

Gjithashtu ai tha se ky virus nuk përcillet nëpërmjet ushqimit.

Periudha e inkubacionit është deri në 20 ditë. Ky virus nuk përcillet përmes ushqimit. Ky virus ul stabilitetin, dhe ai është i ndjeshëm ndaj thatësirës, dhe ndaj detergjenteve. Ndaj OBSH ngulin këmbë që të lajmë duart shpesh. I referohet vetive strukturore qe ka ky virus. Lidhur me maskat, ato duhet të mbahen nga personat t sëmurë dhe nga personeli mjekësor. Ndaj me të drejtë kryeministri nguli këmbë se gjithsecili nga ne duhet të konsiderojë veten mbartës të virusit. Maska mbajnë ata që konsiderohen e nevojshme vetëm për të sëmurët. Distanca ndaj njëri-tjetrit duhet të jetë 2 metra. Më mirë një mungesë kontakti sot sesa një rast nesër. Temperaturat e larta thuhet se stopojnë përhapjen e virusit. Mesazhi im për bashkëqytetarët e mi është shpresë dhe besim. Nëse duam të mbrojmë sistemin shëndetësor, që mos të kolapsohet, të mbrojmë familjet tona, duhet të respektojmë masat. Nëse e duam njëri-tjetrin, nëse e duam familjen, izolohuni në shtëpitë tuaj. Mbani distancën publike. Vetëm kështu do t’ja dalim mbanë. Mos harroni kujdesin ndaj higjienës, lani duart dhe dezinfektojini ato.