A përdor drogë Neymar? Ja si përgjigjet braziliani

Braziliani Neymar ka hedhur poshtë të gjitha zërat për përdorimin e drogës dhe substancave të palejuara gjatë natës së Vitit të Ri.

Por, sjellja e tij aspak etike në fitoren 9-0  PSG-së ndaj Guingamp ka hedhur hije dyshimi mbi lojtarin.

Jam i ndërgjegjshëm për gjithçka qarkullon rreth meje, në të mirë dhe të keq, por kohët e fundit kanë dalë shumë të pavërteta. Më kanë akuzuar se kam përdorur drogë natën e Vitit të Ri, njerëzit mendojnë se kam kaluar limitet. Jam një sportist i madh, pak i “çmendur”, por jo budalla. Njëkohësisht jam shumë i lumtur, sepse jam mes futbollistëve më të mirë, dhe kjo më jep mundësinë t’i përballoj më mirë të gjitha situatat”, u shpreh Neymar për Canal+.

Ai komentoi edhe faullet ndaj tij në Botërorin Rusi 2018, ku u akuza shpesh për simulim.

“Ndaj meje janë bërë shumë faulle, dhe kjo mund të shihet nga pamjet. Në asnjë moment nuk kam bërë teatër. Sot flitet shumë për atë që ndodhi, dhe kur bëhet fjalë për emrin tim, gjithçka zmadhohet”./real-news.tv/