‘A po merresh vesh me Ramën’? Ja si përgjigjet Meta

Gjatë intervistës në televizionin e Estonisë, gazetari e ka pyetur presidentin Meta edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama.

Meta është shprehur se nuk ka probleme me të, por Rama ka vështirësi për të bashkëjetuar me demokracinë.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Po me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si po ia kaloni? A merreni vesh mirë me të?

Presidenti Meta: Me të jam në rregull dhe nuk kam probleme. Nganjëherë ai ka vështirësi për të bashkëjetuar në harmoni me demokracinë, me pluralizimin politik dhe me zgjedhjet e lira e të ndershme, por këto janë themelet për një vend demokratik dhe europian.