fbpx

“A të ngacmojnë futbollistët”? Prezantuesja e sportit nuk kursehet me përgjigjen

Moderatorja e sporti, Albana Bejko ka folur në lidhje me furbollistët në emisionin ‘Mes yjesh’.

Ajo u pyet se nëse është ngacmuar nga futbollistët, por ja si përgjigjet bukuroshja.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo Sharka: Të gjithë moderatoreve sportiste ia bëjnë atë pyetje në lidhje me marrëdhëniet me sportistët. Pse Albana në çdo intervistë ju pyesin për ngacmime nga meshkujt sportivë.

Albana Bejko: Ndoshta sepse e dinë që ai është një rreth me shumë testosteron brenda sa duhet të shpërthejnë diku.

Ne fakt futbollistet janë si të gjithe meshkujt e profileve të tjera, disa ngacmues dhe flirtues, disa shume introverte dhe disa te tjerë gjithmonë profesionistë dhe nuk dinë t’i kalojnë asnjëherë limitet.

Ronaldo Sharka: Kur ke qenë në studio, ka pasur raste që ka qenë ndonjë futbollist shumë i bukur shumë seksi dhe të ka humbur fantazia nga prezantimi?

Albana Bejko: Jo absolutisht sepse unë ruaj marrëdhënie shumë profesionale me të gjithë sportistët.