fbpx

“A të uroi Meta për rizgjedhjen në krye të LSI”? Ja si përgjigjet Kryemadhi

ilir-meta-monika.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa ka zhvilluar një takim me gazetarët sot, është pyetur nëse bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta e ka uruar për rizgjedhjen në krye të LSI.

Ajo ka bërë me dije se Meta nuk e ka uruar, por i ka dërguar i pari një foto me maskë.

“Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, se vetëm për një gjë, kur kanë hapur procesverbalet e Skraparit dhe të Policanit, kanë pasur dhe në kllapa mbiemrin Meta. Nuk më ka uruar, por besoj që ka pasur kuriozitetin e madh për pjesëmarrjen, ka qenë shumë i lumtur që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Por unë i thashë që e vendosa për shkak se ma kërkuan brenda partisë, foton me maskë ma dërgoi ai i pari, se i kishte pëlqyer shumë”, u shpreh Kryemadhi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303