“A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se e mësuesve”? PD: Shkollat në Durrës vatër infeksioni

albana-vokshi-2.jpg

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka reaguar për rrezikun e shpërthimit të COVID-19 nëpër shkolla.

Ish-deputetja, Vokshi shprehet se Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër të shpërthimit të virusit, pasi shumë mësues dhe drejtues shkollash janë të infektuar.

Sipas Vokshit, tamponi po u kryhet prokurorëve të SPAK dhe jo mësuesve e drejtuesve në institucionet arsimore, ku rrezikohen dhe jetët e fëmijëve.

“A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve? Shëndeti dhe jeta e çdo mësuesi dhe çdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për çdo mësues” , shkruan Vokshi.

Postimi i plotë:

Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-9 jo?

Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, mësues në gjimnazin “Naim Frashëri”, mësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo” etj.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetari i PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303