fbpx

A u takua Kurti me të dërguarin e Trump në Mynih?

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka konfirmuar sot se në Mynih të Gjermanisë nuk është takuar me ambasadorin dhe Përfaqësuesin Special të Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Nuk kam pasur kësaj radhe takim me ambasadorin Grenell këtu. Këtu kam takime bilaterale të plpanifikuara më herët. Por jam në kontakt me Grenell, të cilin përndryshe e kam takuar dy herë më herët”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë ka folur edhe për letrën e presidentit Macron dhe kërkesën e këtij të fundit për heqje të taksës, duke thënë se vendimin e tarifës 100 % do të hiqet sapo të rivendoset masa e reciprocitetit.