fbpx

A ua ka pranuar Rama dorëheqjen? Ja si përgjigjet Lleshaj

lleshaj-1.jpg

Ministri i dorëhequr Sandër Lleshaj, nga zyra e tij, foli në “Opinion” lidhur me vendimin për t’u larguar nga detyra.

Lleshaj tha se ky ishte një akt politik dhe moral, të cilin e ka marrë që më herët.

Fevziu: A e ka pranuar dorëheqjen tuaj Kryeministri?

Lleshaj: Sigusrisht që dorëheqja është pranuar sepse është e parevokueshme dhe është atuomatikisht e pranueshme dhe e pranuar.

Fevziu: Përse nuk e dhatë që ditën e parë, të mos ndodhnin këto protesta?

Lleshaj: Dorëheqja është një akt moral, i rëndësishëm dhe merret atëherë kur ndërgjegja arrin në përfundimin që duhet bërë ky akt, këtë vendim e kam marrë që herët  siç e tha dhe Kryeministri, por sot e finalizova pas takimit me KM.

Fevziu: E dhatë vetë apo ua kërkoi Kryeministri dhe e kamufloi si dorëheqje?

Lleshaj: Dorëheqja jepet vetë, është një akt individual dhe sovran i imi.

Fevziu: Përse arritët në këtë përfundim? Ka diçka kontradiktore në deklaratën e Kryeministrit që e quan akt të një individi…dhe për një akt individi është dorëheqja e një ministri?

Lleshaj: E vetmja kontraditë është kontradita me përvojën e krijuar në Shqipëri lidhur me dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka një dimension human në radhë të parë. Kemi vrasjen e një djali të ri. Së dyti ka një tension politik. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar e drejtimit të gishtit në çdo gjë që ndodh tek dikush. U bë disa ditë që persona që kanë përgjegjësi për shumë tragjedi kanë ngritur padrejtësisht gishtin dhe dorën kundër policisë, ndërkohë që u mungon ndëgjegja dhe i kanë lënë shtetit një borxh shumë të madh siç është 21 Janari. Edhe pse nuk kam përgjegjësi për ngjarjen e jap si argument politik. Ata kërkuan që të japë dorëheqjen Lleshaj, tani çfarë do të bëjnë ata.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303