fbpx

AAK dhe PSHDK, garojnë me një listë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Screenshot_2-6.png

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës. Kështu, AAK dhe PSHDK do të garojnë së bashkë në listën zgjedhore të AAK-së, në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.“AAK dhe PSHDK do të bashkëveprojnë si dy partnerë të barabartë duke respektuar njëra-tjetrën. Në listën e përbashkët zgjedhore, PSHDK do të garojë me një kandidat dhe i njëjti do të gëzojë mbështetjen e elektoratit të PSHDK-së dhe të AAK-së, për tu zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës”, thuhet në marrëveshje, raportojnë mediat vendase.Po ashtu në këtë marrëveshje thuhet se në qeverisjen e ardhshme, PSHDK do të përfaqësohet me postin e zëvendësministrit, në rast se PSHDK do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës.Kujtojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur sot në një konferencë për media, se nesër do të bëhet publike lista e kandidatëve për deputetë, e kryesuar nga vetë ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303