Anderlechti nuk e do më, Kristal Abazaj largohet

Futbolli është shumë i çuditshëm, mjafton fare pak për të ndryshuar fatin për mirë ose për keq.

Atëherë kur mendon se ke kapur majën dhe karriera do të të ecë si me tapet të kuq, atëherë përplasesh më keq në tokë.

Një fat të tillë përjetoi dhe Kristal Abazaj. Largimi nga Skënderbeu drejt Anderlechtit u duk se do të kthente me 180 gradë karrierën e tij, por rezultoi e kundërta.

Shumë vështirë, aspak hapësira, mungesë besimi dhe “voila”, ja ku jemi, Anderlechti nuk e do më dhe e ka jashtë planeve.

I riu duhet të gjejë një ekip tjetër për të vazhduar karrierën e tij.

Tropojani duket se do të mbetet në elitën belge, pasi ekipi i Lokerenit ka shfaqur interes për të.

Vendi i fundit në kampionatin belg është interesuar për marrë shërbimet e 22-vjeçarit.

Ky i fundit mund të kalojë në formë huazim, siç shkruan Het Nieuwsblad.

Sulmuesi ka shumë potencial dhe ky kalimin mund t’i bëjë shumë mirë dhe karrierës së tij, pasi do të ketë minuta në dispozicion.

Ëndrra në sirtar? Një hakmarrje e bukur ndaj Anderlechtit në kampionat!