“Absurde! Janë false”. Avokati i Kadri Veselit hedh akuzat e forta në Hagë, e thotë troç se…

avo.jpg

Është duke u zhvilluar aktualisht seanca e dytë në Gjykatën Speciale në Hagë mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit dhe shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Avokati i Kadri Veselit në Dhomat e Specializuara në Hagë, Ben Emmerson ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që sot akuzohen për “ndërmarrje kriminale të përbashkët”, në kohën e luftës ishin bujq e vullnetarë që u organizuan kundër kasaphanës së ish-Jugosllavisë mbi shqiptarët.

“Në kontekstin e një sulmi të vazhdueshëm të forcave serbe dhe të Jugosllavisë, shqiptarët u organizuan fshat pas fshati në mënyrë sporadike për të mbrojtur komunitetet e tyre, brenda fshatit. Ky ishte një akt rezistence. Në këtë kontekst që mund të jenë kryer krime individuale nga drejtues të UÇK, por këto janë të papërfillshme dhe minore në krahasim me kasaphanën që u ushtrua mbi shqiptarët nga Jugosllavia. E vetmja “ndërmarrje kriminale e përbashkët” që ekzistonte ishte ajo që ishte për të mbrojtur popullatën civile nga krimet që po kryeheshin nga regjimi jugosllav”, tha ndër të tjera Emmerson.

“Objektivi i tyre nuk ishin krimet kundër civilëve, është e kundërta e vërtetë. Ata arritën fitore modeste dhe vetë ekzistencva e UÇK varej nga mbështetja që i dha populli. Këta nuk kishin shpresë nëse nuk do mbështeteshin nga populli. Këta drejtues që janë sot të akuzuar ishin si të gjithë individët e tjerë të Kosovës, të cilët vendosën që një ditë të bashkoheshin. Ishin bujq, vullnetar. Kishin një qëllim të përbahskët: Të mbronin veten dhe komunitetin e tyre.

Qëllimi i përbashkët është trajtuar në mënyrë të gjerë në këtë kontekst me herët ndaj dy ish-krerëve të UÇK në tribunalin e Hagës. Haga ka pranuar më parë që në kontekstin e UÇK një akumulim i krimeve individuale gjatë peridhës së aktakuzës nuk mund të quhet ndërmarrje kriminale e përbashkët. Nuk mund të bëhet konkluzioni për ekzistencën e ndërmarrjes kriminale të përbashkët në bazë të inferencës”, tha acokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Sot Prokurori Special pritet të paraqesë para Dhomave të Specializuara provat për të cilat akuzohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Sipas informacioneve, Specialja ka mbi 40 mijë faqe dokumente dhe afro 20 orë rregjistrime audio.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303