Numri i refugjatëve që kërkojnë azil në Shqipëri, është rritur, dhe kryesimin e kanë sirianët.
Përfaqësuesi i UNHCR-së, Pablo Zapata tha se, krahasuar me 307 kërkesat në 2017-ën, deri në gusht të këtij viti u shënuan 3000 aplikime azilantësh në Shqipëri.
Një burim pranë BE-së në Tiranë, tha për TCH se ky fenomenin vjen si abuzim i sistemit të azilit, ndërsa Ministria e Brendshme thotë se nuk ka më shumë se 500 azilkërkues të vërtetë, aplikimet e të cilëve po shqyrtohen.
Autoritetet shqiptare frikësohen se politikat e shtrënguara europiane për fluksin e refugjatëve, do sjellë paqartësi të pafund për ata që aktualisht ndodhen në vend, raporton AFP.
“Shqipëria nuk ka kapacitetet për pritjen e një numri të lartë të azilkërkuesve dhe tu ofrojë shërbime sipas standardeve të BE-së”, thotë zv/ministrja Rovena Voda, që kërkon ndihmën e BE-së në këtë fushë.