fbpx

Abuzimi me tenderat e uniformace të Policisë, thellohen hetimet, SPAK ‘shtrin tentakulat’ tek zyrtarët e lartë të Ministrisë së Brendshme

poli.jpg

Janë zgjeruar hetimet për abuzimin me tenderat e uniformave të Policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Burime bëjnë me dije se hetimi është shtrirë në radhët e zyrtarëve të ministrisë së Brendshme.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) është duke marrë në pyetje A.M, inxhiniere tekstile në Policinë e Shtetit dhe Y.P., zyrtar në Ministrinë e Brendshme.

Ky i fundit ka pretenduar se kishte refuzuar të firmoste për shkak të parregullsive që kishte konstatuar, e nga ana tjetër edhe zyrtarja e Policisë ka treguar se është tërhequr nga procedurat për shkak të këtyre parregullsive, megjithatë, në asnjë rast këta persona nuk kanë denoncuar këto parrregullsi.

Dyshimet e SPAK për shkelje të këtyre personave janë ngritur më shumë edhe nga dëshmitë e marra nga personat e tjerë të paraburgosur për këtë çështje.

Ende nuk ka detaje nëse janë ngritur akuza zyrtare, apo SPAK është ende në verifikim dhe vlerësim të rrethanave, megjithatë dy zyrtarët janë paraqitur me avokat përballë SPAK.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303