Acarohet Dua Lipa: Njerëz ju nuk jeni në vete

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka ashpërsuar tonet me disa prej fansave të saj, të cilët e kanë akuzuar për fotoshop.

Shumë komente në fotot e Dua kur ka qenë fëmijë janë pikërisht për buzët e saj.

Mjaft komentues kanë shkruan se këngëtarja 23-vjeçare i bën buzët me fotoshop në foto dhe pikërisht për këtë fakt, Dua është acaruar.

“Njerëzit që thonë se unë i bëj fotoshop fotove të mia kur isha bebe, që t’i bëj buzët të duken më të mëdha janë të çmendur. Nuk mund ta besoj që duhet të mbroj veten time. Njerëz ju s’jeni në vete”, shkruan këngëtarja./real-news.tv