fbpx

Acidi folik i rëndësishëm për shtatzënat

acidi.png

Acidi folik nuk është një vitaminë e zakonshme, por është një supervitaminë! Nëse një grua merr çdo ditë acid folik përpara se të mbetet shtatzënë dhe në tre muajt e parë të shtatzënisë, i parandalon difektet e trurit dhe të palcës kurrizore tek fëmija.

Acidi folik, ndonëse quhet acid është në fakt një vitaminë e cila bën pjesë në familjen e vitaminave B.

Ai është present edhe në ushqimet të cilat konsumojmë, por kjo nuk e përjashton domosdoshmërinë që një grua shtatzënë ose që provon të mbetet shtatzënë ta marri atë ccdo ditë. Arsyeja se përse acidi folik duhet të merret edhe përpara se një grua të mbetet shtatzënë është se anomalitë e tubit neural shfaqen në 3-4 javët e para të shtatzënisë, prandaj në organizmin e asaj gruaje duhet të ketë një depozitë të mjaftueshme gjatë javëve të para kur zhvillohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës.

Rekomandohet që acidi folik të merret së paku një muaj përpara shtatzënisë. Ka rekomandime që kjo vitaminë të merret edhe shumë muaj përpara shtatzënisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *