Adele qenka fansja më e çmendur e Beyonce-s

GettyImages-161417104.jpg

Adele dhe Beyonce janë dy nga këngëtaret më të famshme në botë.

Pavarësisht suksesit të tyre në karrierë dhe faktit që janë shumë të famshme kjo gjë nuk i pengon të jenë fanse të njëra-tjetrës.

Adele duket se është një fanse e zjarrtë e Beyonces.

Në 17 prill pritet të publikohet dokumentari i këngëtares së famshme, Beyonce, i quajtur ‘Homecoming’.

Ky dokumentar flet për performancën në ‘Coachella’ të Beyonce të realizuar në vitin 2018, e cila ishte një homazh i 37-vjeçares për njerëzit me ngjyrë dhe po pritet me padurim nga të gjithë fansat e këngëtares.

Përveç tyre ka qenë dhe Adele ajo e cila ka publikuar në ‘Instagram’ ditën e sotme një ‘screenshot’ të mesazheve me një prej miqve të saj.

Ajo pohonte në to se sa me padurim po e priste këtë dokumentar nga Beyonce.

Adele ka qenë gjithmonë një nga mbështetjet më të mëdha të këngëtares.

Në vitin 2017 kur ajo rrëmbeu trofeun e ‘Gramy’s Award’ ja dhuroi atë koleges së saj, duke thënë se ajo e meritonte plotësisht atë çmim. /real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303