Adelina Ismajli i jep fund dilemës së fansave për largimin e Rinës nga muzika

Lajmi për shkëputjen e Rina Balaj nga muzika u bë i ditur nga vetë menaxheri i saj dhe kjo nuk ishte e gjitha. Llogaria personale në Instagram e Rinës ishte në pronësi të On Records, e këta të fundit u kujdesën menjëherë që të zëvendësonin emrin e fotot në profil me të të tjerë artistëve të rinj që i përkasin kësaj shtëpie diskografike.

Një vendim i tillë mërziti fansat e Rinës, të cilët prisnin të mësonin diçka më tepër për këtë shkëputje të papritur. Por, Adelina Ismajli ka gëzuar të gjithë ndjekësit e këngëtares, pasi së fundmi ka postuar foton e Rinës, duke shkruar: “Diçka po vjen, diçka po vjen, vajza ime ka një sekret”. Mesa duket, Rina po përgatitet të rikthehet në muzikë me një projekt të ri, e nga kjo kuptojmë se mosmarrëveshjet me On Records nuk do ta ndalojnë reperen të heq dorë nga karriera muzikore.