Adelina Ismajli përplaset me këngëtarin e njohur: “A do gjyq me mua?”

maxresdefault-3.jpg

Të shtunën e shkuar Adelina Ismajli kishte të ftuar Fatmir Limajn për të folur për luftën e Kosovës dhe  detaje nga e shkuara e tij.

Gjatë intervistës u përmend edhe kënga “Marshi i UÇK-së” kënduar nga Arif Vladi dhe Adelina pretendoi se ky i fundit është paguar për këngën në fjalë.

I menjëhershëm ishte reagimi i këngëtarit të njohur, i cili i mohoi akuzat dhe i kërkoi Adelinës të nxirrte fakte ose ndryshe do ta hidhte në gjyq.

Artistja e njohur ka vërteuar se Vladi është sponsorizuar vërtetë për këngën e UÇK-së dhe ka treguar se nuk trembet fare nga kërcënimet e tij për gjyq.

“Mirëmëngjesi Arif Vladi. A po don gjyq me mua? A i ke paguar taksa Kosovës kur je paguar në koncertet që lajmëroheshin si humanitare? Zvicrës? Gjermanisë? Et. Ky është vetëm fillimi. Ju duhet të qëndroni në emisionin ‘Tetë a tetë’ për të kuptuar se kush vërtet jeni. Vërtet ka kaluar koha kur keni shkelur mbi njerëzit e mirë, kur keni shitur të shenjtën. Ama tash faqen ta qnuki pak”, ka shkruar Adelina.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303