Adelina mes luksit, publikon klipin e ri

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, i është rikthyer muzikës pas dy vitesh me një projekt të ri muzikor.

“Përgjithmonë” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë dhe RnB.

Videoja përmban pamje të pazakonta të festivalit të balonave në Capadoccia, në Turqi.

Adelina shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie dhe të sheshta, teksa vrapon nëpër rrugë.

Këngëtarja vjen me një paraqitje mjaft tërheqëse në klip, duke vënë në pah linjat tërheqëse.

Adelina prej dy vitesh ka munguar në skenën shqiptare, kjo për shkak të përkushtimit në jetën familjare si nënë dhe si bashkëshorte.\

/real-news.tv/