fbpx

Adelina Tahiri bën deklaratën e fortë: E mora burrin maqedonas se…

Adelinaa.png

Këngëtarja e njohur nga Shkupi, Adelina Tahiri prej vitesh tashmë nuk merret më me muzikë dhe ka vendosur t’i dedikohet familjes së saj.
Ajo prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, të quajtur Joni.
Që kur bëri publike lidhjen e saj, Adelina është komentuar shpesh negativisht nga ndjekësit në rrjetet sociale, lidhur kjo me diferencën e moshës që ka ajo me partnerin e saj. Në këtë aspekt edhe këngëtarja nuk tregohet e kursyer duke iu kthyer “dhëmbë për dhëmbë” me komente.
Së fundmi në rrjete sociale ka qarkulluar një deklaratë e Tahirit e cila tregon se përse ka zgjedhur ta marrë burrin nga Maqedonia.
“E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur.”
Kujtojmë se më herët e përballur me komente të tipit “shumë plak e ke burrin” e nervozuar Adelina është shprehur se nuk u martua për t’i pëlqyer njerëzve, por sepse e donte.
“Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e desha! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303