Adelina Tahiri në lot, humb njeriun e shtrenjtë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Tahiri ka humbur një person shumë të dashur në jetën e saj, duke përjetuar ditë të vështira.

Ajo ka humbur gjyshen e saj, të cilën e ka thirrur gjithmonë ‘nënë’. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Adelina përmes një fotografie në Instagram.

‘U prehsh ne paqe Nënë do tna mungosh !”, ka shkruar Adelina në Instastory.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme edhe këngëtarja, Kaltrina Selimi njoftoi se nëna e saj ka ndërruar jetë.