fbpx

Ademi zbulon pse zgjodhi Shqipërinë para Finlandës

maxresdefault-5-1.jpg

Albion Ademi sulmuesi i talentuar i Inter Turkut në Finlandë ishte risia e Christian Panuccit në grumbullimin e fundit të kombëtares shqiptare. Por edhe pse ishte i gatshëm për sfidat ndaj Skocisë dhe Uellsit, trajneri italian nuk ia dha shansin 19-vjeçarit për të debutuar, megjithatë Ademi nuk demoralizohet.

“Shqipëria humbi keq në ndeshjen e parë ndaj Skocisë dhe kërkonim fitore me Uellsin. Në atë ndeshje mund të bëheshin gjashtë zëvendësime, por trajneri shfrytëzoi vetëm dy. Besoj se në ndeshjen e radhës do të arrij të debutoj”, tha 19-vjeçari për mediat finlandeze.

Rreth zgjedhjes për Shqipërinë, Ademi tha: “Më thanë se Panucci më kërkoi në skuadër dhe nuk mund ti rezistojë ftesës. Prej moshës së vogël ndiqja ndeshjet e kombëtares dhe bëja tifo për lojtarët kuqezi. Dëshira ime ka qenë të luaja për Shqipërinë dhe bëra një zgjedhje me zemër. Grumbullimi në kombëtare dhe ditët e kaluara në stërvitje me lojtarët e tjerë më dhuruan një ndjesi fantastike”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *